
1 000 € /muaj
11 € /m²
Apartament 2+1 me qira – Rruga e Elbasanit
Tiranë
Banesë / Apartament · 3 dhoma · 90 m²

Kontakto direkt me pronarin, pa komision.
Pronat më të mira, të përzgjedhura për ju.
Shpalljet më të reja me qera ose në shitje në rajon.
Me qera1 / 5650 €/muaj
7 €/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 90 m² · Kati 2
Apartamenti ndodhet ne katin e dyte te nje pallati te pajisur me ashensor.Vije e pare me detin,Apartamenti ndodhet plazh hekurudha, Ka nje siperfaqe totale prej 90 m2. Apartamenti eshte i organizuar ne nje korridor qe ben te mundur shperndarjen ne ambjentet e tjera, dy dhoma gjumi, nje guzhine me kend ndenje, nje tualete dhe nje ballkon me pamje relaksuese te detit. Zona ne te cilen ndodhet eshte e preferuar dhe ofron te gjitha fasilitetet per nje jete komode dhe te qete
Me qera1 / 5650 €/muaj
8 €/m²
Vlorë · Lungomare
Banesë / Apartament · 3 dhoma · 80 m² · Kati 4
📍 Lungomare, pranë detit 🏢 Kati 4 | Ashensor ✨ Mobilim luksoz 🛋️ Ambiente të bollshme dhe komode 🌊 Pozicion shumë i mirë, pranë shëtitores dhe detit 💶 Qira: 650 €/muaj
Në shitje1 / 575 000 €
2 083 €/m²
Durrës
Garsoniere · 1 dhomë · 36 m² · Kati 4
Shitet garsoniere e mobiluar – Stacioni i Pare i Plazhit Durrës Shitet apartament tip garsoniere me kuzhinë të veçuar, me sipërfaqe 36 m², i organizuar në mënyrë funksionale dhe i gatshëm për banim ose investim. Përbërja: Dhomë gjumi + ndenje Kuzhinë e veçuar Banjo Detaje të tjera: Kati i 4-të Pallat me ashensor Apartamenti shitet i mobiluar Vendndodhja: Plazh Durrës, vetëm 20 m në këmbë nga deti, zonë shumë e kërkuar për pushime dhe qira ditore. I përshtatshëm si për banim, ashtu edhe për investim turistik.
Me qera1 / 5700 €/muaj
6 €/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 112 m² · Kati 5
Apartamenti ndodhet ne katin e peste te nje pallati te pajisur me ashensor.Vije e pare me detin,Apartamenti ndodhet pran ure dajlanit plazh, Ka nje siperfaqe totale prej 112 m2. Apartamenti eshte i organizuar ne nje korridor qe ben te mundur shperndarjen ne ambjentet e tjera, dy dhoma gjumi, nje guzhine me kend ndenje, dy tualete dhe nje ballkon me pamje relaksuese te detit. Zona ne te cilen ndodhet eshte e preferuar dhe ofron te gjitha fasilitetet per nje jete komode dhe te qete.
Në shitje1 / 595 000 €
1 188 €/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 80 m² · Kati 5
Per Shitje – Apartament 1+1, 80 m², Stacioni i Trenit Shitet apartament 1+1 me sipërfaqe 80 m² në zonën e Stacionit të Trenit, një zonë shumë e mirë dhe e kërkuar. Përbëhet nga sallon + kuzhinë, nje dhomë gjumi, një tualet dhe një ballkon. Afër çdo shërbimi të nevojshëm, me akses të shpejtë në qendër dhe lëvizje të lehtë në çdo drejtim. Ideal për banim komod dhe praktik. Disponon dokumentacion te rregullt Per cdo informacion na kontaktoni
Me qera1 / 5500 €/muaj
4 €/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 112 m² · Kati 5
Jepet me qera apartament komod dhe i investuar, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, tek Ish-URT. Apartamenti ndodhet në katin e 11-të të një pallati modern 11-katësh, i pajisur me 2 ashensorë, duke ofruar komoditet dhe akses të lehtë. Sipërfaqe: • 86 m² në certifikatë • 112 m² sipërfaqe totale Organizimi: • Sallon + kuzhinë • 2 dhoma gjumi • 2 tualete • 1 ballkone Apartamenti shitet i mobiluar me stil dhe gati për banim, me investime cilësore dhe organizim funksional të ambienteve. Orientimi lindje mundëson ndriçim natyral dhe ambient të ngrohtë gjatë paradites. Lokacion shumë i favorshëm, pranë çdo faciliteti si shkolla, markete, transport urban dhe shërbime të ndryshme. Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni
Me qera1 / 5400 €/muaj
4 €/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 100 m² · Kati 5
Ky apartament ndodhet në katin e 5-të të një ndërtese 12-katëshe në zonën Ish-URT, Durrës, dhe ofrohet me qira për 400€ në muaj. •Apartamenti jepet me qera afat gjat • Sipërfaqe neto: 86 m² • Sipërfaqe bruto: 100 m² • 2 dhoma gjumi, 1 sallon, 2 tualete 1 ballkone • Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni!
Në shitje1 / 5148 000 €
Sarandë
Shtëpi · 1 dhomë · 138 m² · Kati 1
Shitet shtëpi private me 2 kate, rreth 15 km nga qyteti i Sarandës, e pozicionuar në një zonë të qetë dhe të përshtatshme për banim, pushime ose investim. Prona ofron një kat të parë të përfunduar, i cili është gati për banim, ndërsa kati i dytë është i përgatitur për t’u ndërtuar dhe përshtatur sipas dëshirës dhe nevojave të klientit. Kjo e bën pronën një mundësi interesante për ata që dëshirojnë të krijojnë një shtëpi të personalizuar sipas stilit të tyre. Shtëpia shoqërohet me një kopsht privat, i cili është i rrethuar me mure karakteristike prej guri, duke i dhënë pronës privatësi, siguri dhe një pamje autentike. Një tjetër avantazh i rëndësishëm është hapësira e dedikuar për ndërtimin e një pishine, duke krijuar mundësinë për ta kthyer pronën në një rezidencë ideale për pushime verore ose një investim shumë tërheqës për qira turistike. 📍 Rreth 15 km nga Saranda 🏠 2 kate ✅ Kati i parë i përfunduar 🔨 Kati i dytë gati për t’u personalizuar dhe ndërtuar 🌿 Kopsht privat 🪨 I rrethuar me mure guri 🏊 Hapësirë për ndërtimin e pishinës 🌊 Pranë Sarandës dhe rivierës së jugut Një pronë me potencial të madh për banim, shtëpi pushimi ose investim, duke kombinuar privatësinë, hapësirën dhe mundësinë për ta personalizuar sipas dëshirës së blerësit.
Në shitje1 / 5120 000 €
1 690 €/m²
Sarandë
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 71 m² · Kati 1
Ofrohet për shitje një apartament privat i vendosur në një fshat të qetë dhe piktoresk, vetëm 15 minuta larg qytetit të Sarandës. Kjo pronë përfaqëson kombinimin ideal mes jetës së qetë në natyrë dhe afërsisë me bregdetin dhe shërbimet e qytetit. Apartamenti disponon 3 dhoma gjumi të bollshme, një sallon komod të mbyllur me xhamari që ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, si dhe ambiente funksionale për jetesë familjare ose pushime. Prona përfshin gjithashtu një truall prej 213 m², i përshtatshëm për kultivimin e perimeve, pemëve frutore ose krijimin e një kopshti privat sipas dëshirës suaj. Karakteristikat kryesore: • 3 dhoma gjumi • Sallon me xhamari • Truall privat 213 m² • 3 vende parkimi • E restauruar gjatë 10 viteve të fundit • Vetëm 15 minuta nga Saranda • Zonë e qetë dhe me ajër të pastër • Potencial i shkëlqyer për banim ose investim Prona nuk është banuar gjatë dy viteve të fundit, duke ofruar mundësinë ideale për personalizim sipas preferencave të pronarit të ri. Nëse kërkoni një shtëpi pranë Sarandës me hapësirë të jashtme, privatësi dhe potencial të lartë, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.
Në shitje1 / 5359 000 €
Sarandë
Penthouse · 1 dhomë · 112 m² · Kati 5
**Duplex Luksoz në Shitje me Pamje Ballore nga Deti** Një pronë e veçantë dhe elegante, e konceptuar për ata që kërkojnë luks, komoditet dhe një pamje të jashtëzakonshme nga deti. Ky duplex ofron një **pamje ballore dhe të pandërprerë të detit**, duke krijuar një atmosferë unike ku çdo hapësirë është e mbushur me dritë natyrale dhe pamje spektakolare. Apartamenti është **totalisht i ri**, i mobiluar me shumë kujdes me mobilim luksoz dhe përfundime cilësore. Çdo detaj është menduar për të ofruar një eksperiencë të nivelit të lartë, nga arredimi elegant deri te pajisjet dhe elementët funksionalë që e bëjnë pronën të gatshme për banim që në momentin e parë. Duplex-i organizohet në dy nivele dhe ofron hapësira të bollshme, të mirëorganizuara dhe funksionale. Ambientet e ndenjes janë të ndriçuara dhe të orientuara drejt detit, duke ju mundësuar të shijoni pamjen gjatë gjithë ditës. Kuzhina është moderne, elegante dhe e pajisur me gjithçka të nevojshme. Dhomat e gjumit janë të mobiluara me kujdes, me fokus te komoditeti dhe cilësia, ndërsa banjot janë të realizuara me materiale moderne dhe elegante. **Çdo gjë brenda është e re dhe e kompletuar** — nga mobilimi dhe pajisjet elektroshtëpiake deri te ndriçimi, dekorimi dhe detajet funksionale. Nuk mungon asgjë për ta kthyer këtë apartament në një shtëpi perfekte për pushime, banim gjatë gjithë vitit ose investim. ### Pikat kryesore: * 🌊 Pamje ballore dhe e drejtpërdrejtë nga deti * 🏡 Duplex në dy nivele * ✨ Mobilim luksoz dhe elegant * 🆕 Gjithçka totalisht e re * 🛋️ I kompletuar dhe gati për banim * 🍽️ Kuzhinë moderne dhe e pajisur * ☀️ Hapësira të ndriçuara me dritë natyrale * 🌅 Pamje spektakolare nga deti * 📍 Pozicion ideal për banim, pushime ose investim Një pronë që kombinon **luksin, pamjen, cilësinë dhe komoditetin**, duke ofruar një nga ato eksperienca ku deti bëhet pjesë e përditshmërisë suaj.
Në shitje1 / 4135 000 €
Sarandë
Tokë · 2 070 m²
**Tokë 2,070 m² për Shitje në Karahaxh, Pranë Sarandës** Në zonën e Karahaxhit, në afërsi të qytetit të Sarandës dhe përgjatë aksit rrugor kombëtar Kardhiq–Sarandë, ofrohet për shitje një sipërfaqe toke prej **2,070 m²**, e pozicionuar në një zonë me akses të mirë dhe interes në rritje për zhvillime të ndryshme. Pozicioni pranë rrugës nacionale i jep pronës avantazh të rëndësishëm sa i përket aksesueshmërisë dhe lidhjes me Sarandën dhe zonat përreth. Afërsia me qytetin e Sarandës e bën këtë pronë interesante jo vetëm për përdorim bujqësor, por edhe si një mundësi afatgjatë investimi. Sipas informacionit të disponueshëm, prona mund të ketë **potencial zhvillimi me intensitet ndërtimi rreth 3–5%**, në varësi të kategorisë së tokës, statusit urbanistik dhe miratimeve përkatëse nga institucionet kompetente. Për këtë arsye, çdo mundësi konkrete ndërtimi duhet të verifikohet paraprakisht sipas dokumentacionit dhe kushteve urbanistike të pronës. Sipërfaqja prej 2,070 m² mund të jetë interesante për investitorë që kërkojnë të blejnë tokë pranë Sarandës me perspektivë zhvillimi në të ardhmen, si dhe për persona që dëshirojnë ta mbajnë pronën si një **investim afatgjatë në zonën e Rivierës Shqiptare**. Një mundësi për të investuar në tokë pranë Sarandës, në një pozicion strategjik përgjatë aksit Kardhiq–Sarandë, me potencial për përdorime të ndryshme në varësi të zhvillimit urbanistik të zonës.
Me qera1 / 520 000 Lek/muaj
333 Lek/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 60 m² · Kati 1
Jepet me qera apartamenti ne plazh iliria Detaje mbi pronen Kati 1 cmimi 200 mije lek/muaj Data Jepet me Qera deri ne Fund te Muaj Maj. Per me shume infromacione na kontaktoni
Zgjidh llojin e pronës — shtëpi, banesa, apartamente, vila apo lokale — dhe shfleto shpalljet.
Publikoje falas dhe arrij mijëra kërkues në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Publiko falasZgjidh shtetin dhe gjej shtëpi ose banesa me qera në qytetet më të kërkuara të rajonit.
Tirana mbetet qyteti më i kërkuar i vendit për ata që kërkojnë një shtëpi me qera. Kërkesa është e shpërndarë në lagje me karakter shumë të ndryshëm: Astir dhe Yzberisht tërheqin familjet e reja me ndërtesa të reja dhe çmime më të buta, Don Bosko dhe Laprakë janë të përshtatshme për ata që duan të jenë afër akseve kryesore, ndërsa Komuna e Parisit, Liqeni i Thatë dhe Ali Demi kërkohen nga studentët e të punësuarit që duan të jenë brenda unazës. Fresku ofron një ambient më të qetë në kodër, kurse 5 Maji dhe Kombinat mbeten zgjedhje klasike me qera më të arsyeshme.
Jashtë kryeqytetit, Durrësi ka një treg që lëviz me sezonin turistik, Vlora kombinon banimin e përhershëm me qeratë e verës, ndërsa Shkodra dhe Elbasani ofrojnë prona më të gjera me kosto më të ulët. Në Shpizo mund të shfletosh apartamente me qera në Tiranë ose të shohësh shtëpi me qera në Durrës duke filtruar sipas lagjes, sipërfaqes dhe numrit të dhomave.
Shumica e shpalljeve në Shqipëri përdorin termin apartament, prandaj kërkimi funksionon njësoj nëse shkruan apartamente me qera ose shtëpi. Kontakti bëhet direkt me pronarin, pa komision dhe pa ndërmjetës, gjë që e shkurton ndjeshëm rrugën nga shpallja te vizita në pronë.


Prishtina është tregu më aktiv i Kosovës dhe kërkesa përqendrohet në disa lagje të njohura. Dardania dhe Ulpiana janë të kërkuara për afërsinë me qendrën dhe infrastrukturën e plotë, Bregu i Diellit ofron numrin më të madh të shpalljeve, ndërsa Lakrishte dhe Qendra tërheqin ata që punojnë në zonën e biznesit. Sunny Hill, Mati 1 dhe Kalabria janë zgjedhje të shpeshta për familjet, me ndërtesa më të reja dhe hapësira parkimi.
Prizreni, Peja dhe Gjilani kanë një treg më të vogël por të qëndrueshëm, me qera që zakonisht janë më të ulëta se në kryeqytet. Ferizaj dhe Mitrovica kërkohen sidomos nga ata që punojnë në industri dhe shërbime. Nëse po kërkon një banesa me qera në Prishtinë, mund të filtrosh sipas lagjes, katit, sipërfaqes dhe mobilimit, e njëjta gjë vlen edhe kur kërkon shtëpi me qera me oborr.
Në Kosovë përdoret gjerësisht fjala banesë për njësitë në pallat dhe shtëpi për objektet individuale. Shpizo i mbulon të dyja në të njëjtin kërkim, kështu që nuk ke nevojë të hapësh dy platforma për të krahasuar ofertat.
Shkupi udhëheq kërkesën për prona me qera, i ndjekur nga Tetova dhe Gostivari, ku tregu ushqehet nga studentët dhe familjet që punojnë në qytet. Struga dhe Kërçova kanë një ofertë më të kufizuar, me luhatje sezonale sidomos gjatë verës. Nëse kërkon banesa me qera në Shkup, filtrat e Shpizos të lejojnë të krahasosh çmimin, sipërfaqen dhe mobilimin para se të kontaktosh pronarin.
Çmimi i një shtëpie me qera varet kryesisht nga qyteti, lagjja, sipërfaqja në metra katrorë dhe gjendja e pronës. Kryeqytetet janë më të shtrenjta se qytetet e vogla, kurse mobilimi, kati dhe ngrohja e ndryshojnë çmimin brenda së njëjtës lagje.
Tabela më poshtë tregon qeranë që kërkojnë zakonisht shpalljet reale, vetëm aty ku kemi mjaftueshëm të dhëna. Për çdo rresht shkruajmë sa shpallje e mbështesin dhe nga vijnë. Qytetet që mungojnë nuk kanë ende mjaftueshëm shpallje për një numër të besueshëm.

| Qyteti | Prona | Qeraja zakonisht | Bazuar në | Shiko pronat |
|---|---|---|---|---|
| Tiranë | Apartament 1+1 | 410 – 620 €/muaj | 177 shpallje në merrjep.al, 1 tetor 2026 · metodologjia | Shiko pronat |
| Tiranë | Apartament 2+1 | 510 – 800 €/muaj | 308 shpallje në merrjep.al, 1 tetor 2026 · metodologjia | Shiko pronat |
| Durrës | Apartamente | 400 – 600 €/muaj | 15 shpallje aktive në Shpizo | Shiko pronat |
| Prishtinë | Banesa | 390 – 500 €/muaj | 8 shpallje aktive në Shpizo | Shiko pronat |
| Shkup | Banesa | 340 – 440 €/muaj | 6 shpallje aktive në Shpizo | Shiko pronat |
| Prishtinë | Shtëpi | rreth 1 500 €/muaj | 5 shpallje aktive në Shpizo | Shiko pronat |
«Zakonisht» do të thotë gjysma e mesme e shpalljeve: një e katërta janë më të lira dhe një e katërta më të shtrenjta. Rreshtat nga Shpizo përditësohen automatikisht.
Garsoniera është një njësi me një hapësirë të vetme banimi, ku dhoma e gjumit dhe zona e ditës nuk janë të ndara, me banjo dhe kuzhinë të vogël. 1+1 është një apartament me një dhomë gjumi plus një dhomë ndenjeje me kuzhinë, tipologjia më e kërkuar nga çiftet dhe personat që jetojnë vetëm.
2+1 është një apartament me dy dhoma gjumi dhe një dhomë ndenjeje, zgjedhja e zakonshme e familjeve të vogla. 3+1 është një apartament me tre dhoma gjumi dhe një dhomë ndenjeje, zakonisht me dy banjo dhe sipërfaqe më të madhe.
Numri i parë tregon gjithmonë dhomat e gjumit, ndërsa +1 i referohet dhomës së ndenjes. Këto shkurtime përdoren në të njëjtën mënyrë në shpalljet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Publikimi i një prone në Shpizo është falas dhe kontakti bëhet direkt me pronarin, pa komision dhe pa ndërmjetës. Çdo shpallje kalon nëpër moderim para se të publikohet, që të ulet numri i shpalljeve të dyfishta ose mashtruese dhe kërkuesit të gjejnë informacion të përdorshëm që në listë.
Platforma mbulon Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një kërkim të vetëm, me filtra për lagje, sipërfaqe, çmim dhe pajisje. Për pronarët që nuk e dinë çmimin e duhur, kalkulatori i vlerësimit jep një orientim para publikimit. Nëse ke një pronë të lirë, mund ta publiko pronën falas dhe ta menaxhosh vetë nga llogaria jote.
Zgjidh Tiranën në shiritin e kërkimit dhe filtro sipas lagjes, çmimit dhe sipërfaqes për të parë të gjitha shtëpitë dhe apartamentet e lira. Në Google, lagjet e Tiranës që kërkohen më shpesh për qira janë Astir, Fresk, Don Bosko, Yzberisht dhe Komuna e Parisit. Pasi gjen shpalljen që të përshtatet, kontakton direkt pronarin nga faqja e pronës.
Çmimi varet nga lagjja, sipërfaqja dhe mobilimi. Sipas shpalljeve aktive në Shpizo, qeraja për një banesë në Prishtinë është zakonisht 390 – 500 €/muaj, bazuar në 8 shpallje. Për një pronë të caktuar, përdor kalkulatorin e vlerësimit.
Jo, Shpizo nuk merr komision as nga pronarët as nga kërkuesit. Publikimi i shpalljeve është falas dhe komunikimi bëhet direkt mes palëve, pa ndërmjetës. Kjo do të thotë se çmimi që sheh në shpallje është çmimi për të cilin bisedon me pronarin.
Krijo një llogari, hap faqen e publikimit dhe ndiq hapat e formularit ku plotëson kategorinë, lokacionin, çmimin, specifikat dhe fotot. Pas dërgimit, shpallja kalon nëpër moderim dhe publikohet sapo aprovohet. Mund ta ndryshosh ose ta heqësh atë në çdo moment nga llogaria jote.
Shtëpi quhet zakonisht objekti individual me oborr, ndërsa apartament dhe banesë janë njësi brenda një pallati. Apartament është termi i përdorur më shpesh në Shqipëri, kurse banesë përdoret në Kosovë dhe Maqedoni. Në Shpizo të tria termat të çojnë te i njëjti rezultat kërkimi.
Shpizo mbulon të gjitha komunat e Kosovës, bashkitë e Shqipërisë dhe zonat shqipfolëse të Maqedonisë së Veriut. Qytetet me më shumë aktivitet janë Prishtina, Tirana, Durrësi, Prizreni dhe Shkupi, por shpalljet mund të publikohen dhe kërkohen në çdo qytet të mbuluar.
Platforma më e thjeshtë për të gjetur pronën që kërkon.
Filtro sipas qytetit, lagjes, çmimit dhe madhësisë.
Shkruaj ose telefono direkt — pa komision dhe pa ndërmjetës.
Vizito, bëni marrëveshjen dhe zhvendosuni në shtëpinë tënde të re.
Shpizo është platformë shqiptare shpalljesh pronash, krijuar për t'u shërbyer kërkuesve dhe pronarëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Misioni ynë është të thjeshtojmë procesin e gjetjes së shtëpisë së radhës — qoftë ajo një banesë me qera në Prishtinë, Tiranë ose Shkup, një shtëpi me qera për familje, apartamente me qera për studentë, ose prona në shitje për ata që duan të investojnë. Në Shpizo, çdo shpallje shfaqet me informacion të qartë: çmim, sipërfaqe, numër dhomash, foto, lokacion dhe mënyrë kontakti. Publikimi i pronës është falas — çdo pronar ose agjenci mund të regjistrohet dhe të vendosë shpalljen e vet në pak hapa. Nuk ka komisione, nuk ka ndërmjetës të panevojshëm: kontakti ndodh direkt mes palëve, kështu që çmimi dhe kushtet diskutohen hapçelë.
Mbulimi gjeografik i platformës shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës, bashkitë e Shqipërisë dhe zonat shqipfolëse të Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht nëse kërkoni në një qendër të madhe urbane ose në një qytet më të vogël, Shpizo synon të grumbullojë ofertat më të rëndësishme në një vend të vetëm.
Nëse jeni kurioz për vlerën e pronës tuaj, provoni kalkulatorin e vlerësimit të pronës, i cili jep një çmim orientues për qera ose shitje. Nëse doni të shpallni një pronë, hapni formularin e publikimit dhe plotësoni të dhënat. Çdo shpallje kalon në moderim para publikimit, për të garantuar informacion të saktë dhe një përvojë të besueshme për këdo që kërkon shtëpinë e ardhshme.