
1 000 € /muaj
11 € /m²
Apartament 2+1 me qira – Rruga e Elbasanit
Tiranë
Banesë / Apartament · 3 dhoma · 90 m²

Kontakto direkt me pronarin, pa komision.
Pronat më të mira, të përzgjedhura për ju.
Shpalljet më të reja me qera ose në shitje në rajon.
Me qera1 / 52 300 €/muaj
Prishtinë
Shtëpi · 6 dhoma · 300 m²
Shtëpia me qira gjendet në Veternik, lagjja Qershia e Re, në Prishtinë, dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 300m². Ndarja e brendshme përfshin dhomë ndenjeje, kuzhinë, 5 dhoma gjumi dhe 4 banjo, me konfigurim 2+1, ndërsa shtëpia gjendet në katin e katërt dhe vjen e mobiluar. Në përbërje të pronës është edhe garazhë, dhe shtëpia është aktualisht në dispozicion. Qiraja mujore për këtë shtëpi është 2,300 EUR. Për më shumë informacione ose për të organizuar një takim, të interesuarit mund të kontaktojnë shpalljen.
Me qera1 / 51 500 €/muaj
Prishtinë
Shtëpi · 3 dhoma · 174 m²
Shtëpia gjendet në lagjen Marigona Residence, në Preoce, dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 174 metrash katrorë. Në përdhesë përfshihen dhoma e ndenjes, këndi i tryezarisë, kuzhina dhe një tualet, ndërsa në katin e sipërm gjenden tri dhoma gjumi dhe dy banjo. Shtëpia disponon edhe një bodrum që mund të përdoret për funksione të ndryshme. Objekti ndodhet në katin e katërt, vjen i mobiluar dhe ka orientim nga lindja, perëndimi dhe veriu, me konfigurim 2+1. Qiraja mujore për këtë shtëpi është 1500 euro. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, kontaktoni agjentin përgjegjës për shpalljen.
Me qera1 / 5750 €/muaj
9 €/m²
Durrës · Qendër
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 88 m²
Jepet me qera apartament 2+1 në qendër të Durrësit, pranë Muzeumit. Apartamenti ndodhet në katin e 7-të të një pallati me ashensor, i mirëmbajtur dhe pa dëmtime nga tërmeti. Prona është totalisht e investuar, me mobilim modern dhe të ri, dhe është gati për banim pa nevojë për asnjë ndërhyrje shtesë. Gjithashtu jepet me qera per afat te gjate , vendodhja eshte perfekte per jetes pasi jan te gjitha favoret e jeteses. Cmimi 750 mije lek Per me shume informacione na kontaktoni
Me qera1 / 5400 €/muaj
5 €/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 75 m² · Kati 2
Apartament 1+1 me Qira – Plazh Iliria, Durrës 🌊 Jepet me qira një apartament 1+1, i pozicionuar në katin e parë banim, në një nga zonat më të preferuara të Plazhit Iliria. ✨ Karakteristikat e apartamentit: * Mobilim modern . * Sallon elegant me TV dhe ambient komod. * Kuzhinë funksionale e pajisur. * Dhomë gjumi . * Kondicioner. * Ndriçim dekorativ dhe arredim bashkëkohor. * Gati për banim, 📍 Vendndodhja është perfekte, vetëm pak minuta nga deti, pranë marketeve, farmacive, restoranteve dhe transportit publik, duke ofruar komoditet maksimal për jetesë afatgjatë. 💶 Qiraja: 400 LEK / muaj E disponueshme per qera ne daten 12 TETOR
Në shitje1 / 570 000 €
1 296 €/m²
Durrës · Qendër
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 54 m² · Kati 1
Apartamenti ndodhet ne katin 1 te nje pallati te mirembajtur buz rruge. Prona disponon siperfaqe totale 54m2 dhe ne crtifikat eshte e cilsuar 34 m2 dhe oganizohet ne nje dhome ndenjeje se bashku me kuzhinen, nje dhome gjumi, dhe nje tualet. Prona mund te shfytesohet dhe per biznes. Per me shume informacion apo per nje vizite ne prone mos hezitoni te na kontaktoni
Në shitje1 / 5100 000 €
Durrës · Qendër
Shtëpi · 1 dhomë · 480 m² · Kati 1
SHITET SHTEPI + TRUALL CMIMI —— 100.000 € 📍SHKALLNURE – Dr. ✅TIPOLOGJI: Shtepi private + toke -📐Sip. ndertese: 78 m2 -📐Sip. Trualli: 300m2 -📐Sip. Toke Are: 180m2 Sip.Total 480m2 -🛋️Soxhorno + Ambjent gatimi -🛏️ 2 Dhoma Gjumi -🛁 1 Tualet VILA ndodhet ne shkallnure te durresit, nje zone shume e qete dhe ideale per te banuar larg qytetit dhe larg zhurmes. SAPO ESHTE RINOVUAR CATIA. Cmimi: 100.000 Euro OKAZION Ideale per te jetuar apo dhe per investim ne booking apo airbnb pasi ne oborrin e baneses ka hapsire te bollshme per te bere nje vend per barbeque apo nje pishine.
Në shitje1 / 5300 000 €
3 158 €/m²
Durrës · Currilë
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 95 m² · Kati 19
Apartament ndodhet te nje pallati te ri te pajisur me ashensor. Ka nje siperfaqe totale 95 m2 dhe siperfaqe te brendshme 86 m2. Organizohet ne nje soxhorno te madhe, 1 dhome gjumi,1 tualet dhe nje ballkon te madh i cili ofron nje pamje fantastike. Apartamenti ndodhet te nje pallat i ri me 2 ashensor me punime mjaft cilesore. Apartamenti eshte i sapomobiluar. Me çertifikate pronesie Per me shume informacion ose nje vizite ne prone, na kontaktoni!
Me qera1 / 5600 €/muaj
8 €/m²
Durrës · Qendër
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 80 m² · Kati 4
Jepet me qira super Apartament ndodhet ne katin e 3 banim te nje pallati pa ashensor te mirmbajtur dhe administrim, Apartamenti organizohet ne 1 korridor qe ben shperndarjen e ambjenteve te tjera , 1 dhome ndenje + kuzhinen, 2 dhoma gjumi, 1 tualet 1 ballkon me pamje deti. Apartamenti Eshte totalisht i sapo investuar ne cdo detaj , i pa banuar me pare. Apartamenti orientohet nga jugu perendim pamje nga porti durresit.Zona eshte mjafte e favorshme per familje pasi ka afer shkolle,supermarkete dhe shume facilitete te jeteses se perditshme. Ka te instaluar dhe sitemin e (kondisioner).jepet per qera afatgjate. Per me shume informacion ose vizite ne prone na kontaktoni!
Me qera1 / 5600 €/muaj
6 €/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 100 m² · Kati 5
Apartament ne plazh durres ! Apartamenti eshte i organizuar : ~ Nje salle ndenje + kuzhine ! ~ Dy dhoma gjumi . ~ Dy tualete dhe 1 ballkon ! Apartamenti ndodhet ne katin e 5 te nje pallati 7 katesh me ashensor. Jepet me qera afate gjate. Per me teper informacion me kontaktoni !!
Me qera1 / 5250 €/muaj
7 €/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 35 m² · Kati 2
GARSONIERE ME QIRA – PLAZH, DURRËS 📍 Jepet me qira mujore garsoniere në Lagjen 13, Plazh, Durrës, pas Restorant Zanzi. 📌 Qiraja: 250.000 lekë/muaj 📌 Interneti i përfshirë në çmim 📌 E përshtatshme për 1–2 persona 📌 E disponueshme deri rreth mesit të qershorit 📌 Pallat pa ashensor 📌 Apartamenti ndodhet në katin e dytë Zgjedhje ideale për studentë, të huaj ose persona që kërkojnë akomodim për disa muaj, pa qenë të detyruar të marrin një kontratë për gjithë vitin. Mundësi bashkëpunimi: Nëse jeni të interesuar për të marrë të tre apartamentet dhe t’i menaxhoni vetë për qira ditore/BnB gjatë gjithë vitit, mund ta diskutojmë si marrëveshje të veçantë. 📩 Për më shumë informacion ose për ta parë apartamentin, më kontaktoni
Me qera1 / 5300 €/muaj
5 €/m²
Durrës
Banesë / Apartament · 1 dhomë · 55 m² · Kati 2
APARTAMENT 1+1 ME QIRA MUJORE – PLAZH, DURRËS 🌊 Jepet me qira apartament 1+1 në Lagjen 13, Plazh, Durrës, në afërsi të Restorant Zanzi. 🔹 Çmimi: 300.000 lekë/muaj 🔹 Interneti i përfshirë 🔹 Maksimumi 2 persona 🔹 I disponueshëm deri rreth mesit të qershorit 🔹 Kati i dytë 🔹 Pallat pa ashensor Apartamenti është një alternativë shumë praktike për studentë, çifte, të huaj ose persona që qëndrojnë në Durrës për disa muaj dhe nuk kanë nevojë për një kontratë vjetore. Të tre apartamentet janë në të njëjtin pallat, duke krijuar edhe mundësinë e një marrëveshjeje të përbashkët për personat që duan t’i marrin të treja dhe t’i menaxhojnë vetë si BnB/qira ditore gjatë gjithë vitit. 📩 Për çmimin dhe kushtet e marrëveshjes për të tre apartamentet, më kontaktoni privatisht.
Me qera1 / 5250 €/muaj
8 €/m²
Durrës
Garsoniere · 1 dhomë · 30 m²
GARSONIERE ME QIRA – PLAZH, DURRËS 📍 Jepet me qira mujore garsoniere në Lagjen 13, Plazh, Durrës, pas Restorant Zanzi. 📌 Qiraja: 250.000 lekë/muaj 📌 Interneti i përfshirë në çmim 📌 E përshtatshme për 1–2 persona 📌 E disponueshme deri rreth mesit të qershorit 📌 Pallat pa ashensor 📌 Apartamenti ndodhet në katin e dytë Zgjedhje ideale për studentë, të huaj ose persona që kërkojnë akomodim për disa muaj, pa qenë të detyruar të marrin një kontratë për gjithë vitin. Mundësi bashkëpunimi: Nëse jeni të interesuar për të marrë të tre apartamentet dhe t’i menaxhoni vetë për qira ditore/BnB gjatë gjithë vitit, mund ta diskutojmë si marrëveshje të veçantë. 📩 Për më shumë informacion ose për ta parë apartamentin, më kontaktoni.
Zgjidh llojin e pronës — shtëpi, banesa, apartamente, vila apo lokale — dhe shfleto shpalljet.
Publikoje falas dhe arrij mijëra kërkues në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Publiko falasZgjidh shtetin dhe gjej shtëpi ose banesa me qera në qytetet më të kërkuara të rajonit.
Tirana mbetet qyteti më i kërkuar i vendit për ata që kërkojnë një shtëpi me qera. Kërkesa është e shpërndarë në lagje me karakter shumë të ndryshëm: Astir dhe Yzberisht tërheqin familjet e reja me ndërtesa të reja dhe çmime më të buta, Don Bosko dhe Laprakë janë të përshtatshme për ata që duan të jenë afër akseve kryesore, ndërsa Komuna e Parisit, Liqeni i Thatë dhe Ali Demi kërkohen nga studentët e të punësuarit që duan të jenë brenda unazës. Fresku ofron një ambient më të qetë në kodër, kurse 5 Maji dhe Kombinat mbeten zgjedhje klasike me qera më të arsyeshme.
Jashtë kryeqytetit, Durrësi ka një treg që lëviz me sezonin turistik, Vlora kombinon banimin e përhershëm me qeratë e verës, ndërsa Shkodra dhe Elbasani ofrojnë prona më të gjera me kosto më të ulët. Në Shpizo mund të shfletosh apartamente me qera në Tiranë ose të shohësh shtëpi me qera në Durrës duke filtruar sipas lagjes, sipërfaqes dhe numrit të dhomave.
Shumica e shpalljeve në Shqipëri përdorin termin apartament, prandaj kërkimi funksionon njësoj nëse shkruan apartamente me qera ose shtëpi. Kontakti bëhet direkt me pronarin, pa komision dhe pa ndërmjetës, gjë që e shkurton ndjeshëm rrugën nga shpallja te vizita në pronë.


Prishtina është tregu më aktiv i Kosovës dhe kërkesa përqendrohet në disa lagje të njohura. Dardania dhe Ulpiana janë të kërkuara për afërsinë me qendrën dhe infrastrukturën e plotë, Bregu i Diellit ofron numrin më të madh të shpalljeve, ndërsa Lakrishte dhe Qendra tërheqin ata që punojnë në zonën e biznesit. Sunny Hill, Mati 1 dhe Kalabria janë zgjedhje të shpeshta për familjet, me ndërtesa më të reja dhe hapësira parkimi.
Prizreni, Peja dhe Gjilani kanë një treg më të vogël por të qëndrueshëm, me qera që zakonisht janë më të ulëta se në kryeqytet. Ferizaj dhe Mitrovica kërkohen sidomos nga ata që punojnë në industri dhe shërbime. Nëse po kërkon një banesa me qera në Prishtinë, mund të filtrosh sipas lagjes, katit, sipërfaqes dhe mobilimit, e njëjta gjë vlen edhe kur kërkon shtëpi me qera me oborr.
Në Kosovë përdoret gjerësisht fjala banesë për njësitë në pallat dhe shtëpi për objektet individuale. Shpizo i mbulon të dyja në të njëjtin kërkim, kështu që nuk ke nevojë të hapësh dy platforma për të krahasuar ofertat.
Shkupi udhëheq kërkesën për prona me qera, i ndjekur nga Tetova dhe Gostivari, ku tregu ushqehet nga studentët dhe familjet që punojnë në qytet. Struga dhe Kërçova kanë një ofertë më të kufizuar, me luhatje sezonale sidomos gjatë verës. Nëse kërkon banesa me qera në Shkup, filtrat e Shpizos të lejojnë të krahasosh çmimin, sipërfaqen dhe mobilimin para se të kontaktosh pronarin.
Çmimi i një shtëpie me qera varet kryesisht nga qyteti, lagjja, sipërfaqja në metra katrorë dhe gjendja e pronës. Kryeqytetet janë më të shtrenjta se qytetet e vogla, kurse mobilimi, kati dhe ngrohja e ndryshojnë çmimin brenda së njëjtës lagje.
Tabela më poshtë tregon qeranë që kërkojnë zakonisht shpalljet reale, vetëm aty ku kemi mjaftueshëm të dhëna. Për çdo rresht shkruajmë sa shpallje e mbështesin dhe nga vijnë. Qytetet që mungojnë nuk kanë ende mjaftueshëm shpallje për një numër të besueshëm.

| Qyteti | Prona | Qeraja zakonisht | Bazuar në | Shiko pronat |
|---|---|---|---|---|
| Tiranë | Apartament 1+1 | 410 – 620 €/muaj | 177 shpallje në merrjep.al, 1 tetor 2026 · metodologjia | Shiko pronat |
| Tiranë | Apartament 2+1 | 510 – 800 €/muaj | 308 shpallje në merrjep.al, 1 tetor 2026 · metodologjia | Shiko pronat |
| Durrës | Apartamente | 400 – 600 €/muaj | 15 shpallje aktive në Shpizo | Shiko pronat |
| Prishtinë | Banesa | 390 – 500 €/muaj | 8 shpallje aktive në Shpizo | Shiko pronat |
| Shkup | Banesa | 340 – 440 €/muaj | 6 shpallje aktive në Shpizo | Shiko pronat |
| Prishtinë | Shtëpi | rreth 1 500 €/muaj | 5 shpallje aktive në Shpizo | Shiko pronat |
«Zakonisht» do të thotë gjysma e mesme e shpalljeve: një e katërta janë më të lira dhe një e katërta më të shtrenjta. Rreshtat nga Shpizo përditësohen automatikisht.
Garsoniera është një njësi me një hapësirë të vetme banimi, ku dhoma e gjumit dhe zona e ditës nuk janë të ndara, me banjo dhe kuzhinë të vogël. 1+1 është një apartament me një dhomë gjumi plus një dhomë ndenjeje me kuzhinë, tipologjia më e kërkuar nga çiftet dhe personat që jetojnë vetëm.
2+1 është një apartament me dy dhoma gjumi dhe një dhomë ndenjeje, zgjedhja e zakonshme e familjeve të vogla. 3+1 është një apartament me tre dhoma gjumi dhe një dhomë ndenjeje, zakonisht me dy banjo dhe sipërfaqe më të madhe.
Numri i parë tregon gjithmonë dhomat e gjumit, ndërsa +1 i referohet dhomës së ndenjes. Këto shkurtime përdoren në të njëjtën mënyrë në shpalljet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Publikimi i një prone në Shpizo është falas dhe kontakti bëhet direkt me pronarin, pa komision dhe pa ndërmjetës. Çdo shpallje kalon nëpër moderim para se të publikohet, që të ulet numri i shpalljeve të dyfishta ose mashtruese dhe kërkuesit të gjejnë informacion të përdorshëm që në listë.
Platforma mbulon Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një kërkim të vetëm, me filtra për lagje, sipërfaqe, çmim dhe pajisje. Për pronarët që nuk e dinë çmimin e duhur, kalkulatori i vlerësimit jep një orientim para publikimit. Nëse ke një pronë të lirë, mund ta publiko pronën falas dhe ta menaxhosh vetë nga llogaria jote.
Zgjidh Tiranën në shiritin e kërkimit dhe filtro sipas lagjes, çmimit dhe sipërfaqes për të parë të gjitha shtëpitë dhe apartamentet e lira. Në Google, lagjet e Tiranës që kërkohen më shpesh për qira janë Astir, Fresk, Don Bosko, Yzberisht dhe Komuna e Parisit. Pasi gjen shpalljen që të përshtatet, kontakton direkt pronarin nga faqja e pronës.
Çmimi varet nga lagjja, sipërfaqja dhe mobilimi. Sipas shpalljeve aktive në Shpizo, qeraja për një banesë në Prishtinë është zakonisht 390 – 500 €/muaj, bazuar në 8 shpallje. Për një pronë të caktuar, përdor kalkulatorin e vlerësimit.
Jo, Shpizo nuk merr komision as nga pronarët as nga kërkuesit. Publikimi i shpalljeve është falas dhe komunikimi bëhet direkt mes palëve, pa ndërmjetës. Kjo do të thotë se çmimi që sheh në shpallje është çmimi për të cilin bisedon me pronarin.
Krijo një llogari, hap faqen e publikimit dhe ndiq hapat e formularit ku plotëson kategorinë, lokacionin, çmimin, specifikat dhe fotot. Pas dërgimit, shpallja kalon nëpër moderim dhe publikohet sapo aprovohet. Mund ta ndryshosh ose ta heqësh atë në çdo moment nga llogaria jote.
Shtëpi quhet zakonisht objekti individual me oborr, ndërsa apartament dhe banesë janë njësi brenda një pallati. Apartament është termi i përdorur më shpesh në Shqipëri, kurse banesë përdoret në Kosovë dhe Maqedoni. Në Shpizo të tria termat të çojnë te i njëjti rezultat kërkimi.
Shpizo mbulon të gjitha komunat e Kosovës, bashkitë e Shqipërisë dhe zonat shqipfolëse të Maqedonisë së Veriut. Qytetet me më shumë aktivitet janë Prishtina, Tirana, Durrësi, Prizreni dhe Shkupi, por shpalljet mund të publikohen dhe kërkohen në çdo qytet të mbuluar.
Platforma më e thjeshtë për të gjetur pronën që kërkon.
Filtro sipas qytetit, lagjes, çmimit dhe madhësisë.
Shkruaj ose telefono direkt — pa komision dhe pa ndërmjetës.
Vizito, bëni marrëveshjen dhe zhvendosuni në shtëpinë tënde të re.
Shpizo është platformë shqiptare shpalljesh pronash, krijuar për t'u shërbyer kërkuesve dhe pronarëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Misioni ynë është të thjeshtojmë procesin e gjetjes së shtëpisë së radhës — qoftë ajo një banesë me qera në Prishtinë, Tiranë ose Shkup, një shtëpi me qera për familje, apartamente me qera për studentë, ose prona në shitje për ata që duan të investojnë. Në Shpizo, çdo shpallje shfaqet me informacion të qartë: çmim, sipërfaqe, numër dhomash, foto, lokacion dhe mënyrë kontakti. Publikimi i pronës është falas — çdo pronar ose agjenci mund të regjistrohet dhe të vendosë shpalljen e vet në pak hapa. Nuk ka komisione, nuk ka ndërmjetës të panevojshëm: kontakti ndodh direkt mes palëve, kështu që çmimi dhe kushtet diskutohen hapçelë.
Mbulimi gjeografik i platformës shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës, bashkitë e Shqipërisë dhe zonat shqipfolëse të Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht nëse kërkoni në një qendër të madhe urbane ose në një qytet më të vogël, Shpizo synon të grumbullojë ofertat më të rëndësishme në një vend të vetëm.
Nëse jeni kurioz për vlerën e pronës tuaj, provoni kalkulatorin e vlerësimit të pronës, i cili jep një çmim orientues për qera ose shitje. Nëse doni të shpallni një pronë, hapni formularin e publikimit dhe plotësoni të dhënat. Çdo shpallje kalon në moderim para publikimit, për të garantuar informacion të saktë dhe një përvojë të besueshme për këdo që kërkon shtëpinë e ardhshme.