
2,100,000 €
5,433 € /m²
Vile me Pishine ne Green Coast 1!
Vlorë
Vilë · 4 dhoma · 387 m²

Kontakto direkt me pronarin, pa komision.
Pronat më të mira, të përzgjedhura për ju.
Shpalljet më të reja me qera ose në shitje në rajon.
Në shitjeI promovuar1 / 5Durrës
7 dhoma · 456 m²
Durrës
Vilë · 7 dhoma · 456 m² · Kati 1
Ideuar me hapësira të bollshme banimi, me një ndjenjë të lartë estetike, jetesë të niveleve bashkëkohore ne 365 ditë të vitit, jeni pjesë e një komuniteti që ju ofron dhe garanton mundësi pa fund. Zgjedhje më e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj do te gjeni vila luksoze që ofrojnë një pamje mahnitëse të horizontit dhe detit të mrekullueshëm. Porto Lalzi ju ofron ajrin e pastër te pyllit afër pishave si dhe pamjen e Citadella-s dhe Portit të jahteve nga komoditeti i ballkonit tuaj. HAPËSIRA TË BOLLSHME BANIMI KOPSHTE TË DEDIKUARA BALLKONE PRIVATE SIGURIM PRIVAT Vila ka nje siperfaqe ndertimi prej 322.3 metra, parcele totale 254 metra, oborr prej 134.4 metra. Ka 3 kate dhe org
530,000 €
1,162 €/m²
Në shitje1 / 5Durrës
2 dhoma · 73 m²
Durrës
Banesë / Apartament · 2 dhoma · 73 m² · Kati 1
Jetoni çdo ditë me ndjesinë e pushimeve në këtë apartament elegant 1+1, i pozicionuar në katin e 1-rë të Liburna Residence, në zonën e qetë dhe të gjelbër të Pishave të Buta, Golem. Me një sipërfaqe totale prej 73,32 m², kjo pronë është zgjedhja ideale për banim, shtëpi pushimi ose investim me potencial të lartë. Liburna Residence ndodhet vetëm 150 metra nga bregdeti dhe ofron një stil jetese modern në një kompleks rezidencial me standarde të larta ndërtimi. Organizimi i apartamentit: 🛋️ Ambient i bollshëm ndenjeje dhe ngrënieje me kuzhinë open-space. 🛏️ Dhomë gjumi komode me ndriçim natyral. 🚿 Tualet modern. 🌅 Ballkon. ☀️ Vetrata të mëdha që garantojnë dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Pse të zgjidhni këtë pronë? ✔️ Totalisht e mobiluar ✔️ Vetëm pak hapa larg plazhit. ✔️ Kompleks rezidencial me ambiente të gjelbra, ashensorë modernë, parkim dhe siguri. ✔️ Pozicion strategjik me akses të shpejtë drejt Durrësit, aeroportit dhe Tiranës. ✔️ Ideale për banim gjatë gjithë vitit ose për të gjeneruar të ardhura nga qiratë sezonale. Një apartament që kombinon komoditetin, afërsinë me detin dhe vlerën e sigurt të investimit në një nga rezidencat më të kërkuara të bregdetit shqiptar.
113,000 €
1,548 €/m²
Në shitjeI promovuar1 / 5Durrës
3 dhoma · 118 m²
Durrës
Vilë · 3 dhoma · 118 m² · Kati 1
Ofrojme vile per shitje te kompleksi me i ri ne Hamallaj, te Gjiri Lalzit, prane Turquoise marina. Kompleksi eshte ne fazen e fundit te ndertimit dhe pozicionohet shume afer Tiranes, aeroportit dhe Durresit. Vila ndodhet prane marines dhe dhe afer me detin. Eshte e organizuar ne dy nivele me sallonin, tualetin e dites dhe kuzhinen e gatimit ne katin e pare dhe dy dhomat e gjumit dhe tualetin ne katin e dyte. Ne hyrje viles ka nje verande prej 11 metrash dhe eshte e rrethuar nga nje oborr prej 58.4 metrash. Gjithashtu ne cmim perfshihet edhe nje post parkimi i dedikuar. Per me shume informacion apo vizite ne prone jeni te lutur te na kontaktoni.
300,000 €
2,542 €/m²
Me qeraI promovuar1 / 4Tiranë
3 dhoma · 93 m²
Tiranë
Banesë / Apartament · 3 dhoma · 93 m² · Kati 6
Jepet me qira apartament 2+1 në Kompleksin “Panorama”, Hipoteka. Kompleksi "Panorama" ndodhet ne një nga zonat më të kërkuara për banim, falë aksesit të shkëlqyer dhe të gjitha faciliteteve që ofron. Në afërsi gjenden supermarkete, farmaci, shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, kafene, restorante dhe transport publik, duke e bërë jetesën shumë komode dhe praktike. Organizimi: -Korridor hyrës -Sallon ndenjeje -2 dhoma gjumi -1 tualet -Ballkon i bollshëm Ndodhet në katin e 6-të, në një godinë me ashensor. Orientimi Jug-Lindje siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Qiraja: 70,000 leke/muaj. Preferohen klientë të rregullt, seriozë dhe afatgjatë. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.
700 €/muaj
8 €/m²
Në shitje1 / 5Tiranë
4 dhoma · 136 m²
Tiranë
Banesë / Apartament · 4 dhoma · 136 m² · Kati 3
Ofrojme apartament per shitje ne nje pallat te ri buze rruges se Kavajes, ngjitur me Globe dhe perballe kompleksit Delijorgji. Apartamenti ndodhet ne katin e trete te nje ndertimi me dy ashensor, pjese e nje blloku pallatesh. Organizohet ne hapesira te bollshme, me sallon ndenje dhe kend gatimi me dalje ne ballkon, 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete. Orientimi i apartamentin eshte kryesisht veri dhe perendim. Disponon dokumentacion te rregullt hipotekor. Per nje vizite ne prone ose me shume informacion jeni te lutur te na kontaktoni. Cmimi eshte ne monedhen vendase AL lek.
330,000 €
2,426 €/m²
Me qera1 / 5Tiranë
3 dhoma · 155 m²
Tiranë
Zyrë · 3 dhoma · 155 m² · Kati 1
Zyrë me Qira – Ish-Bllok | Përballë Juridikut Jepet me qira ambient zyre 155 m² neto / 175 m² bruto, në një nga zonat më të kërkuara dhe prestigjioze të Tiranës, në Ish-Bllok, përballë Juridikut. Zyra ndodhet në katin e parë të një godine të pozicionuar në një nga zonat më të aksesueshme dhe të frekuentuara të qytetit, duke ofruar një kombinim ideal mes lokacionit, funksionalitetit dhe komoditetit. Aktualisht, organizimi i brendshëm përfshin: 4 ambiente pune, të përshtatshme për zyra individuale, ambiente të përbashkëta ose salla takimesh; 2 tualete; Hapësira të mirëorganizuara që mund të përshtaten sipas nevojave të biznesit. Pozicionimi përballë Fakultetit të Drejtësisë e bën këtë pronë veçanërisht të përshtatshme për studio ligjore, kompani konsulence, agjenci, kompani teknologjie, institucione trajnimi, kompani shërbimesh apo çdo aktivitet tjetër profesional që kërkon një adresë të centralizuar dhe prestigjioze. Një mundësi shumë e mirë për bizneset që kërkojnë një zyrë funksionale në një nga adresat më të konsoliduara të Tiranës, me akses të shpejtë në qendër dhe në të gjitha shërbimet kryesore të zonës. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni!
2,500 €/muaj
16 €/m²
Me qeraI promovuar1 / 5Tiranë
3 dhoma · 90 m²
Tiranë
Banesë / Apartament · 3 dhoma · 90 m² · Kati 5
epet me qira apartament 2+1, i pozicionuar në Rrugën e Elbasanit, në një nga zonat e preferuara të Tiranës, me akses të lehtë drejt qendrës dhe zonave kryesore të qytetit. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 90 m² dhe ndodhet në katin e 5-të. Organizimi funksional e bën të përshtatshëm për një jetesë komode dhe afatgjatë. Organizohet në: Sallon ndenjeje Ambient gatimi dhe ngrënieje 2 dhoma gjumi 1 tualet 1 ballkon 90 m² Kati i 5-të Cmimi 95.000 ALL Një pronë ideale për familje ose çift, në një zonë të konsoliduar dhe të kërkuar të Tiranës. 📍 Rruga e Elbasanit, Tiranë Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!
1,000 €/muaj
11 €/m²
Zgjidh llojin e pronës — shtëpi, banesa, apartamente, vila apo lokale — dhe shfleto shpalljet.
Publikoje falas dhe arrij mijëra kërkues në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Publiko falasZgjidh shtetin dhe gjej shtëpi ose banesa me qera në qytetet më të kërkuara të rajonit.
Tirana mbetet qyteti më i kërkuar i vendit për ata që kërkojnë një shtëpi me qera. Kërkesa është e shpërndarë në lagje me karakter shumë të ndryshëm: Astir dhe Yzberisht tërheqin familjet e reja me ndërtesa të reja dhe çmime më të buta, Don Bosko dhe Laprakë janë të përshtatshme për ata që duan të jenë afër akseve kryesore, ndërsa Komuna e Parisit, Liqeni i Thatë dhe Ali Demi kërkohen nga studentët e të punësuarit që duan të jenë brenda unazës. Fresku ofron një ambient më të qetë në kodër, kurse 5 Maji dhe Kombinat mbeten zgjedhje klasike me qera më të arsyeshme.
Jashtë kryeqytetit, Durrësi ka një treg që lëviz me sezonin turistik, Vlora kombinon banimin e përhershëm me qeratë e verës, ndërsa Shkodra dhe Elbasani ofrojnë prona më të gjera me kosto më të ulët. Në Shpizo mund të shfletosh apartamente me qera në Tiranë ose të shohësh shtëpi me qera në Durrës duke filtruar sipas lagjes, sipërfaqes dhe numrit të dhomave.
Shumica e shpalljeve në Shqipëri përdorin termin apartament, prandaj kërkimi funksionon njësoj nëse shkruan apartamente me qera ose shtëpi. Kontakti bëhet direkt me pronarin, pa komision dhe pa ndërmjetës, gjë që e shkurton ndjeshëm rrugën nga shpallja te vizita në pronë.


Prishtina është tregu më aktiv i Kosovës dhe kërkesa përqendrohet në disa lagje të njohura. Dardania dhe Ulpiana janë të kërkuara për afërsinë me qendrën dhe infrastrukturën e plotë, Bregu i Diellit ofron numrin më të madh të shpalljeve, ndërsa Lakrishte dhe Qendra tërheqin ata që punojnë në zonën e biznesit. Sunny Hill, Mati 1 dhe Kalabria janë zgjedhje të shpeshta për familjet, me ndërtesa më të reja dhe hapësira parkimi.
Prizreni, Peja dhe Gjilani kanë një treg më të vogël por të qëndrueshëm, me qera që zakonisht janë më të ulëta se në kryeqytet. Ferizaj dhe Mitrovica kërkohen sidomos nga ata që punojnë në industri dhe shërbime. Nëse po kërkon një banesa me qera në Prishtinë, mund të filtrosh sipas lagjes, katit, sipërfaqes dhe mobilimit, e njëjta gjë vlen edhe kur kërkon shtëpi me qera me oborr.
Në Kosovë përdoret gjerësisht fjala banesë për njësitë në pallat dhe shtëpi për objektet individuale. Shpizo i mbulon të dyja në të njëjtin kërkim, kështu që nuk ke nevojë të hapësh dy platforma për të krahasuar ofertat.
Shkupi udhëheq kërkesën për prona me qera, i ndjekur nga Tetova dhe Gostivari, ku tregu ushqehet nga studentët dhe familjet që punojnë në qytet. Struga dhe Kërçova kanë një ofertë më të kufizuar, me luhatje sezonale sidomos gjatë verës. Nëse kërkon banesa me qera në Shkup, filtrat e Shpizos të lejojnë të krahasosh çmimin, sipërfaqen dhe mobilimin para se të kontaktosh pronarin.
Çmimi i një shtëpie me qera varet kryesisht nga qyteti, lagjja, sipërfaqja në metra katrorë dhe gjendja e pronës. Kryeqytetet janë më të shtrenjta se qytetet e vogla, kurse mobilimi, kati dhe ngrohja e ndryshojnë çmimin brenda së njëjtës lagje.
Tabela më poshtë tregon çmimet orientuese për metër katror sipas qytetit, ashtu siç ruhen në bazën e të dhënave të tregut që përdor edhe kalkulatori ynë. Për të llogaritur një qera mujore të përafërt, shumëzo çmimin për m² me sipërfaqen e pronës që po kërkon.

| Qyteti | Qera mesatare (€/m²) | Shitje mesatare (€/m²) | Shiko pronat |
|---|---|---|---|
| Tiranë | 8 € | 1.600 € | Shiko pronat |
| Sarandë | 7 € | 1.500 € | Shiko pronat |
| Vlorë | 6,5 € | 1.300 € | Shiko pronat |
| Prishtinë | 6,5 € | 1.400 € | Shiko pronat |
| Durrës | 6 € | 1.200 € | Shiko pronat |
| Shkup | 5,5 € | 1.100 € | Shiko pronat |
| Tetovë | 4,5 € | 900 € | Shiko pronat |
| Strugë | 4,5 € | 900 € | Shiko pronat |
| Fushë Kosovë | 4,5 € | 900 € | Shiko pronat |
| Prizren | 4 € | 850 € | Shiko pronat |
| Gostivar | 4 € | 800 € | Shiko pronat |
| Shkodër | 4 € | 850 € | Shiko pronat |
| Ferizaj | 3,8 € | 750 € | Shiko pronat |
| Korçë | 3,8 € | 750 € | Shiko pronat |
| Pejë | 3,8 € | 800 € | Shiko pronat |
| Kumanovë | 3,8 € | 750 € | Shiko pronat |
| Gjakovë | 3,5 € | 700 € | Shiko pronat |
| Fier | 3,5 € | 700 € | Shiko pronat |
| Elbasan | 3,5 € | 700 € | Shiko pronat |
| Gjilan | 3,5 € | 700 € | Shiko pronat |
| Mitrovicë | 3,3 € | 650 € | Shiko pronat |
Merr një vlerësim orientues të çmimit për qera ose shitje, bazuar në çmime referuese për m² sipas qytetit dhe lagjes. vlerëso pronën tënde falas për një çmim më të përshtatur me lagjen dhe gjendjen e pronës.
Garsoniera është një njësi me një hapësirë të vetme banimi, ku dhoma e gjumit dhe zona e ditës nuk janë të ndara, me banjo dhe kuzhinë të vogël. 1+1 është një apartament me një dhomë gjumi plus një dhomë ndenjeje me kuzhinë, tipologjia më e kërkuar nga çiftet dhe personat që jetojnë vetëm.
2+1 është një apartament me dy dhoma gjumi dhe një dhomë ndenjeje, zgjedhja e zakonshme e familjeve të vogla. 3+1 është një apartament me tre dhoma gjumi dhe një dhomë ndenjeje, zakonisht me dy banjo dhe sipërfaqe më të madhe.
Numri i parë tregon gjithmonë dhomat e gjumit, ndërsa +1 i referohet dhomës së ndenjes. Këto shkurtime përdoren në të njëjtën mënyrë në shpalljet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Publikimi i një prone në Shpizo është falas dhe kontakti bëhet direkt me pronarin, pa komision dhe pa ndërmjetës. Çdo shpallje kalon nëpër moderim para se të publikohet, që të ulet numri i shpalljeve të dyfishta ose mashtruese dhe kërkuesit të gjejnë informacion të përdorshëm që në listë.
Platforma mbulon Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një kërkim të vetëm, me filtra për lagje, sipërfaqe, çmim dhe pajisje. Për pronarët që nuk e dinë çmimin e duhur, kalkulatori i vlerësimit jep një orientim para publikimit. Nëse ke një pronë të lirë, mund ta publiko pronën falas dhe ta menaxhosh vetë nga llogaria jote.
Zgjidh Tiranën në shiritin e kërkimit dhe filtro sipas lagjes, çmimit dhe sipërfaqes për të parë të gjitha shtëpitë dhe apartamentet e lira. Lagjet me më shumë oferta janë Astir, Don Bosko, Yzberisht dhe Komuna e Parisit. Pasi gjen shpalljen që të përshtatet, kontakton direkt pronarin nga faqja e pronës.
Çmimi varet nga lagjja, sipërfaqja dhe mobilimi i banesës. Tabela e çmimeve orientuese në këtë faqe tregon vlerën mesatare për metër katror në Prishtinë, të cilën mund ta shumëzosh me sipërfaqen që kërkon. Për një llogaritje më të saktë, përdor kalkulatorin e vlerësimit.
Jo, Shpizo nuk merr komision as nga pronarët as nga kërkuesit. Publikimi i shpalljeve është falas dhe komunikimi bëhet direkt mes palëve, pa ndërmjetës. Kjo do të thotë se çmimi që sheh në shpallje është çmimi për të cilin bisedon me pronarin.
Krijo një llogari, hap faqen e publikimit dhe ndiq hapat e formularit ku plotëson kategorinë, lokacionin, çmimin, specifikat dhe fotot. Pas dërgimit, shpallja kalon nëpër moderim dhe publikohet sapo aprovohet. Mund ta ndryshosh ose ta heqësh atë në çdo moment nga llogaria jote.
Shtëpi quhet zakonisht objekti individual me oborr, ndërsa apartament dhe banesë janë njësi brenda një pallati. Apartament është termi i përdorur më shpesh në Shqipëri, kurse banesë përdoret në Kosovë dhe Maqedoni. Në Shpizo të tria termat të çojnë te i njëjti rezultat kërkimi.
Shpizo mbulon të gjitha komunat e Kosovës, bashkitë e Shqipërisë dhe zonat shqipfolëse të Maqedonisë së Veriut. Qytetet me më shumë aktivitet janë Prishtina, Tirana, Durrësi, Prizreni dhe Shkupi, por shpalljet mund të publikohen dhe kërkohen në çdo qytet të mbuluar.
Platforma më e thjeshtë për të gjetur pronën që kërkon.
Filtro sipas qytetit, lagjes, çmimit dhe madhësisë.
Shkruaj ose telefono direkt — pa komision dhe pa ndërmjetës.
Vizito, bëni marrëveshjen dhe zhvendosuni në shtëpinë tënde të re.
Shpizo është platformë shqiptare shpalljesh pronash, krijuar për t'u shërbyer kërkuesve dhe pronarëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Misioni ynë është të thjeshtojmë procesin e gjetjes së shtëpisë së radhës — qoftë ajo një banesë me qera në Prishtinë, Tiranë ose Shkup, një shtëpi me qera për familje, apartamente me qera për studentë, ose prona në shitje për ata që duan të investojnë. Në Shpizo, çdo shpallje shfaqet me informacion të qartë: çmim, sipërfaqe, numër dhomash, foto, lokacion dhe mënyrë kontakti. Publikimi i pronës është falas — çdo pronar ose agjenci mund të regjistrohet dhe të vendosë shpalljen e vet në pak hapa. Nuk ka komisione, nuk ka ndërmjetës të panevojshëm: kontakti ndodh direkt mes palëve, kështu që çmimi dhe kushtet diskutohen hapçelë.
Mbulimi gjeografik i platformës shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës, bashkitë e Shqipërisë dhe zonat shqipfolëse të Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht nëse kërkoni në një qendër të madhe urbane ose në një qytet më të vogël, Shpizo synon të grumbullojë ofertat më të rëndësishme në një vend të vetëm.
Nëse jeni kurioz për vlerën e pronës tuaj, provoni kalkulatorin e vlerësimit të pronës, i cili jep një çmim orientues për qera ose shitje. Nëse doni të shpallni një pronë, hapni formularin e publikimit dhe plotësoni të dhënat. Çdo shpallje kalon në moderim para publikimit, për të garantuar informacion të saktë dhe një përvojë të besueshme për këdo që kërkon shtëpinë e ardhshme.